Agjencia e Menaxhimit Emergjent/ MPB merr pjesë në punëtorinë e organizuar në Sofje të Bullgaris
Agjencia e Menaxhimit Emergjent/ MPB merr pjesë në punëtorinë e organizuar në Sofje të Bullgaris

Agjencia e Menaxhimit Emergjent/ MPB merr pjesë në punëtorinë e organizuar në Sofje të Bullgaris

Krijuar në datën 03/01/2024
Prishtinë, 01 Mars 2024

Në frymën e ruajtjes dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal, me ftesë nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes Civile në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë dhe Ambasadën e Japonisë në Sofje, e cila u mbajt në periudhën 27-29 shkurt 2024, ku Agjencia e Menaxhimit Emergjent AME MPB e përfaqësuar nga Zëvendësues Drejtor i Përgjithshëm z. Shefki Abdullahu i shoqëruar edhe nga z. Kastriot Lajqi , Udhëheqës i divizionit të inspektimeve dhe z. Nehat Koçinaj,Udhëheqësi i divizionit për çështje ligjore marrëdhënie me publikun dhe ndërkombëtare.

Punëtoria e organizuar në Sofje Bullgari , temë diskutimi pati PËRMIRËSIMIN E MIRËKUPTIMIT TË MENAXHIMIT TË RREZIKUT NGA FATKEQËSITË, e cila si e tillë është vazhdimësi e takimeve në vitet paraprake ku tema diskutimi rajonal ishin Menaxhimin e Rrezikut nga Përmbytjet i zhvilluar në shkurt të vitit 2019 dhe e dyta, mbi Sfidat e Rrezikut Sizmik në nëntor të vitit 2021.

Kjo ngjarje e formatit rajonal zhvilloi për dy ditë seanca me prezantime dhe raste studimore nga përmbajtje të ndryshme brenda temës në ftesë , e cila trajtoi synimet kryesore brenda kornizës Sendai , referuar “përmirësimeve në të kuptuarit e Menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë. Kosova përmes Agjencisë Menaxhimit Emergjent, prezantoi punimin për punëtori me temë Misionin dhe të arriturat e Agjencisë Menaxhimit Emergjent, me fokus edhe fushën e edukimit dhe trajnimeve për palët e interesit në vend, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtarë.