RAPORT I SITUATËS
RAPORT I SITUATËS

RAPORT I SITUATËS

Krijuar në datën 01/22/2023

Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB

Prishtinë 22 Janar 2023.

Mbështetur nga informacionet e arritura nga sistemi i komunikimit emergjent QOE 112, në koordinimin dhe menaxhim me situatë vërshime të cilat goditën pjesët veri dhe veri perëndimore të vendit, aktualisht gjendja paraqitet e lehtësuar!

Kryesisht veprimet e ndërmarra në zona të goditura sipas raportit të fundit dt. 22 Janar 2023 janë të natyrës së vlerësimit të dëmeve dhe operacionet e rimëkëmbjes pas goditjes së fatkeqësisë, me përjashtime ku njësi të specializuara në hapjen e rrugëve të cilat ishin dëmtuar nga rrëshqitja e dheut dhe gurëve si pasojë e të reshurave nga dt. 17 Janar 2023.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB me të gjitha kapacitet në dispozicion ,nga data e paralajmërimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për parashikim të përkeqësimit të situatës, ndërmori veprimet bazuar në misionin e sajë në ngritjen e gatishmërisë në dy nivelet e qeverisjes së vendit Lokal dhe atë Qendrorë. Ndërlidhur me këtë, veprimet e ndërmarra ishin :

  1. Vendosja e gjithë kapacitetit koordinues ( Qendrat Operative Emergjente QOE 112, dhe QO AME-s), dhe reagues në nivelin e gatishmërisë së lartë ( Njësitë Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit- NJPZSH, si dhe Modulet e KSH në Ujëra Sipërfaqësorë dhe Pompimimit me Kapacitet të Lartë-PKL)
  2. Koordinimi i ndihmës dhe mbështetje për zonat e goditura, si nga kapaciteti në dispozicion i Agjencisë Menaxhimit Emergjent, po ashtu edhe ndihmën familjeve të goditura nga Kryqi i Kuq i Kosovës, FSK me kapacitetin e për evakuim dhe shpëtim, Policinë e Kosovës dhe shërbimet tjera në nivel Komunal dhe Qendrorë.
  3. Përcjelljen e situatës dhe koordinimin e mbështetjes nga shtetet fqinje, në veçanti nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile RSH, e cila vendosi në gatishmëri resurset për ndihmë dhe mbështetje R. Kosovës, si e tillë ende qëndron në gatishmëri pri për mbështetje, dhe,
  4. Shqyrtimin e ofertës nga ekspert për vlerësimin e dëmeve dhe ndihmës së menjëhershme zonave të goditura , e ofruar nga subjekti i autorizuar nga Banka Botërore dhe Komisioni Evropian me mekanizmat e Kombeve të Bashkuara.

Nga ky raport i orëve të fundit konstatohet se gjendja në terren ka trend qetësimi në të gjitha komunat e goditura, ndërsa sistemi i komunikimit dhe koordinimit emergjent i Agjencisë Menaxhimit Emergjent dhe Ministrisë së Punëve të brendshme, vazhdon të mbajë gjendjen e gatishmërisë së lartë operacionale, duke ofruar ndihmë dhe mbështetje 24/7 dhe koordinuar të gjithë kapacitetin vendorë lokal dhe qendrorë për lehtësim të vazhdueshëm të gjendjes. Apelet nga Instituti Kombëtarë I Shëndetit Publik- IKSHP për vlimin e ujit për përdorim mbeten në fuqi deri në një lajmërim të radhës, ndërsa plotësimet për parashikimin e motit dhe veprimet e ndërmarra në harmoni me rekomandimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës IHKM janë të përhershme.

Qytetarët e vendit udhëzohen të mbajnë komunikimin e vazhduar me QOE 112 në numrin emergjent pa pagesë 112 24/7 për cilën do nevojë në emergjencë, Agjencia do të bëjë më të mirën e mundshme për ndihmë dhe lehtësim zonave të goditura.