Nga raportet e sistemit të komunikimit emergjent – QOE (Qendrat Operative Emergjente) 112 (numri unik emergjent) të arritura në Qendrën Operative të Agjencisë në ditët e fundit, gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarr fikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës.
Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në nivel të ulët aktualisht, ndërsa kërcënim serioz për zhvillim të situatës për të keç nuk ka. E gjitha kjo është falë kushteve të favorshme të motit , si dhe gatishmërisë së ngritur në nivel vendi.
Nga kjo perspektivë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), përveç Apelit për ngritjen e vigjilencës në parandalimin e shpërthimit të zjarreve , me kërkesë ju është drejtuar të gjitha Komunave dhe Njësive Profesionale të Zjarrfikëjes dhe Shpëtimit- NJPZSH, me çëlim të ngritin nivelin e gatishmërisë dhe reagimit. Si rrjedhojë edhe veprimet në terren janë të dukshme nga aspekti i parandalimit dhe gatishmërisë për përballje në fazën fillestare të rreziqeve nga zjarri.
Deri me dt.26.07.2022 për periudhën raportuese paraprake, gjendja është si në vijim:
Rajoni i Mitrovicës, Në periudhën kohore prej datës 22-26.07.2022 kanë qenë gjithsejtë 13 zjarre fushore të cilat janë menaxhuar nga njësia e zjarrfikësve dhe shpëtimit, për momentin nuk ka zjarre aktive. Rajonet tjera si, : Prishtinë, Prizren, Gjilan , nuk kanë zjarre aktive, deri sa Rajoni i Pejës ishin 11 zjarre fushore të cilat janë menaxhuar nga njësite zjarrfikësve dhe shpëtimit , për datën e raportimit nuk ka zjarre aktive.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar në periudha të ngritjeve të temperaturave, të shmangin ndezjen e zjarreve ( pa kontroll të rreptë ), dhe të raportojnë zjarret sa më shpejtë në numrin unik emergjent- 112 pa pagesë.