Prishtinë, dt. 02.11.2021
Me qëllim të evitimit të rrezikut nga vërshimet (përmbytjet), mbrojtjes së jetës së qytetarëve, të mirave materiale, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, pasi qe kemi hyrë ne sezonin e reshjeve atmosferike, AME për menaxhimin sa më të mirë të çdo situate apo fatkeqësie të mundshme emergjente që mund të vijë si pasojë e kushteve jo të favorshme të motit, do të bashkërendojë dhe koordinojë në të gjitha fazat për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe të shkaktuara nga faktori njeri.
APELOJMË, të jemi të gjithë të kujdesshëm për shmangien e të gjitha rreziqeve të mundshme dhe të ngritët vigjilenca si dhe të bëhen përgatitjet e nevojshme në të gjitha strukturat, shërbimet reaguese emergjente si dhe të mobilizohen kapacitetet humane e teknike nga Drejtoritë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim apo ato relevante, bazuar në vlerësimin e rreziqeve nga FNFT, e në veçanti nga vërshimet (përmbytjet), për zbatimin e planeve reaguese emergjente në rastet e vërshimeve(përmbytjeve).
AME me këtë rast nxjerr rekomandime të nevojshme për strukturat relevante komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, për:
- Identifikimin (piketimin), evidentimin, vlerësimin e zonave potenciale të rrezikut nga vërshimet si dhe raportimi në AME;
- Ngritjen e mbikëqyrjes së vazhdueshme të nivelit të lumenjve, të rezervuarëve,
- Pushteti lokal të ndërhyjë(pastrojë shtretërit) në grykat e ngushta (përrockave) ku mund të ketë rrezik nga deponitë e egra( materie inerte dhe mbeturina në, apo pranë shtretërve të lumenjëve) si dhe vegjetacionit ( shelgjeve, masave drunore), etj.
- Mirëmbajtjen e kanaleve të shkarkimit të ujërave atmosferike;
- Rregullimin e argjinaturave dhe kanaleve kulluese të lumenjëve dhe përrockave;
- Kontrollimin e qëndrueshmërisë së urave dhe rishikimi i urave të improvizuara, të cilat nuk i plotësojnë konditat , por mund të jenë pengesë potenciale për rrjedhje normale të ujit në shtratin e lumit.
Mbrojtja dhe ruajtja e të mirave materiale, ambientit, trashëgimisë kulturore si dhe reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrim ligjorë institucional dhe qytetarë për secilin nga ne!
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim.