Prishtinë, dt. 21.10.2021
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka pranuar donacion dy automjete dhe pajisje tjera nga Misioni EULEX. Pranim-Dorëzimi i donacionit u nënshkrua nga Shefi I Misionit EULEX z. Lars-Gunnar Wigemark dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë se Menaxhimit Emergjent z. Fadil Kodra.
Z. Kodra falënderoj shefin e misionit EULEX për donacionin e dhuruar dhe shprehu mirënjohje për ndihmën e ofruar ne vazhdimësi.
Ky donacion është i mirëseardhur për AME-në, ku të dy palët u zotuan për bashkëpunim te mëtejmë në aspektin e ngritjes se kapaciteteve për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.