SITUATA ME ZJARRE NGA QO AME PARAQITET E QETE
SITUATA ME ZJARRE NGA QO AME PARAQITET E QETE

SITUATA ME ZJARRE NGA QO AME PARAQITET E QETE

Krijuar në datën 08/12/2021

Hajvali /Prishtinë, 11 Gusht 2021

Nga raportet e Qendrave Operative Emergjente 112 (QOE 122) ne Qendrën Operative te Agjencisë Menaxhimit Emergjent (QO AME) në orën 19.00 dt.11.08.2021 ne gjithë territorin e R. Kosovës gjendja pas te reshurave paraqitet e qete pa rrezik për vatra zjarri!

Njësitë Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit ne gjithë vendin janë ne monitorim te situatës dhe gatishmërisë për reagim eventual!

Qendrat Operative Emergjente 112 ne gjashte Rajonet e Kosovës përcjellin situatën 24/7 , koordinojnë ndihmën autoriteteve lokale ne rast kërkese nga niveli Qendror.

Numri unik emergjent 112 është pa pagese dhe ne dispozicion te qytetareve te vendit pa ndërprerje 24/7