Prishtinë, 15-16.06.2021.
Ne Qendrën Operative te Agjencisë Menaxhimit Emergjent u mbajt punëtoria dy ditore , e sponsorizuar nga UNDP e cila ne fokus pati rifreskimin e njohurive ne Vlerësimin e nevojave pas fatkeqësisë-PDNA, si dhe ndërtimit te strategjisë se rimëkëmbjes.
Ne dy dite punëtorie me pjesëmarrje edhe te përfaqësuesve nga shtetet e Ballkanit dhe Azisë , u këmbyen përvoja dhe te arritura për metodologjinë e vlerësimit te dëmeve dhe humbjeve nga fatkeqësitë.
Gjithashtu sot u mbajt punëtoria me Konserciumin e Programit për Përmbytje dhe Zjarret Pyjore - IPA FF, ku u prezantuan te arriturat legjislative te vendit si dhe mënyra e ballafaqimit me rreziqet nga përmbytjet ne aspektin e planifikimit ne nivel lokal dhe qendrorë.