Prishtinë, 14 Janar 2026
Në procesin e bashkëpunimit AME NALT, sot në selinë e AME-s u zhvillua takimi i punës me tema, zhvillimi dhe përkrahja në ndërtimin e kapaciteteve për gatishmëri dhe reagim emergjent, ku institucioni partner i Agjencisë NALT, është zotuar për ofrimin e mbështetjes në dy drejtime:
1. Forcimin e kapaciteteve ekzistuese të reagimit emergjent për Agjenci dhe njësit varëse, dhe,
2. Trajnime dhe punëtori përmes mësimeve të nxjerra nga situata me fatkeqesi nga natyra dhe faktori njeri.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent mbetet e përkushtuar të ndërtoje dhe zhvilloje kapacitetet e koordinimit dhe reagimit emergjent, me synim përmirësimi të vazhdueshëm të shërbimeve për mbrojtje dhe shpëtim në raste të fatkeqësive.
Të dy drejtuesit u zotuan për intensifikim të përpjekjeve në bashkëpunim, me qëllim të rritjes dhe përmirësimit të vazhdueshëm të gatishmëris në përballje me fatkeqësi natyrore.
