Agjencia e Menaxhimit Emergjent zhvilloi seminarin e parë për projektin e mbështetur nga Komisioni Evropian - TAFF 1 dhe TAFF 2

Agjencia e Menaxhimit Emergjent zhvilloi seminarin e parë për projektin e mbështetur nga Komisioni Evropian - TAFF 1 dhe TAFF 2

Krijuar në datën 12/11/2025

Prishtinë, 04.12.2025

Sot në Prishtinë zhvilluam seminarin e përbashkët ndër- institucional kushtuar projekteve të mbështetura nga Instrumenti i Financimit të Ndihmës Teknike për Parandalimin dhe Gatishmërinë nga Fatkeqësitë (TAFF 1 dhe TAFF 2), e cila financohet nga Komisioni Evropian – DG ECHO dhe zbatohen nga Banka Botërore në bashkëpunim me Fondin Global për Zvogëlimin e rrezikut dhe Rimëkëmbjen nga Fatkeqësitë (GFDRR), me synim forcimin e kapaciteteve të Kosovës në parandalim, gatishmëri dhe reagimit ndaj fatkeqësive.

Ngjarjen nga afër me prezencë e përcjelli Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, me’q rast edhe ju drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, ku potencoi mbështetjen dhe bashkëpunimi për rritjen e kapaciteteve dhe shërbimit për qytetarët e vendit në mbrojtje nga fatkeqësitë.

Drejtori ekzekutiv z. Genc Metaj, potencoi rëndësinë e përkrahjes nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore për arritjen e objektivave strategjike të Agjencisë, dhe ndërtimit të kapaciteteve të gatishmërisë dhe paralajmërimit të hershëm në raste të fatkeqësive.

Këto iniciativa po kontribuojnë drejtpërdrejt në:

- përmirësimin e analizës së rrezikut dhe paralajmërimit të hershëm,

- rritjen e gatishmërisë kombëtare për ballafaqim me emergjenca, dhe

- avancimin e menaxhimit të rrezikut nga zjarret dhe dukuritë e tjera nga fatkeqësitë natyrore.

Ky bashkëpunim ndihmon institucionet tona të përafrohen me standardet evropiane të rritjes së aftësive ripërtëritëse dhe mbrojtjes civile dhe përmirëson aftësinë e sistemit të menaxhimit të emergjencave për të mbrojtur qytetarët dhe komunitetet nga fatkeqësitë.