Sot, më 21 tetor 2024, në Prishtinë, me ftesë të ekspertëve të projektit IPA CARE, po zhvillohet punëtoria dy ditore ndërinstitucionale me temën “Funksionimi i Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile,” e organizuar nga projekti IPA CARE, me përfaqësues nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent, Forca e Sigurisë së Kosovës, Sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë, Instituti Sizmik i Kosovës, NJPZSH, Qendra Klinike Emergjente dhe Qendra Kombëtarë e Menaxhimit Kufitare.
Në hapje të punëtorisë, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, z. Genc Metaj foli për rëndësinë e projektit që po zhvillohet dhe mbështeti iniciativën, duke vlerësuar se është në interes të përgjithshëm të vendit dhe kontribuon në përmirësimin e ndjeshëm të kapaciteteve tona institucionale dhe operacionale.
Gjithashtu, ai shprehu zotimin për vazhdimin e këtij bashkëpunimi të suksesshëm me IPA-në dhe për avancimin e projekteve të ardhshme që do të përmirësojnë më tej aftësitë tona në menaxhimin e emergjencave si dhe potencoj nevojën e anëtarësimit në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.