Prishtinë, dt. 17 Tetor 2024
Sot me dt. 17 Tetor 2024, i ftuar nga Ekipi i Këshillidhënës Ndërlidhës i NATO-s NALT, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Menaxhimit Emergjent z. Genc METAJ, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Gatishmërisë AME, merrë pjesë në takimin me temë të diskutimit -Forcimi i aftësive ripërtërirëse në procesin e manxhimit me fatkeqësi dhe kriza-, të shkaktuara nga natyra dhe fatkori njeri. Parim ky të cilin organizata NATO e potencon prej themelimit si organizat politiko- ushtarake, me qëllim të ruajtjes dhe zhvillimet të kapaciteteve për të u përballë me situata emergjente.
Prezent të ftuar në takim janë drejtues të institucioneve relevante vendore dhe ndërkombëtare në Republikën e Kosovës.
Ngjarjes së planifikuar dhe ftuar nga NALT, në bashkëpunim dhe koordinim me faktorët relevant vendorë të sigurisë publike dhe mbrojtjes në Republikën e Kosovës, i janë përgjigjur drejtuesit kryesorë të institucioneve vendore, ku Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB ka vendin dhe rolin specifik, nga i cili takim përgjegjësit pritet të diskutojnë dhe harmonizojnë aspektet me rëndësi nga fushveprimi i secilit institucion, me objektive kryesore koordinimin ndërinstitucional për gatishmëri përballë fatkeqësive të mundshme në ambientin aktual të zhvillimeve vendore dhe rajonale.