Sot me dt.21 Mars 2022 në punëtorinë një ditore të organizuar në Prizren, Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB priti Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile MM nga Republika e Shqipërisë.
E planifikuar dhe koordinuar në harmoni me objektivat e marrëveshjes ndërshtetërore për Ndihmë Reciproke Në Raste Të Fatkeqësive , praktikisht me këtë punëtori edhe filloi zbatimi i zotimeve për realizimin e planit operacional të aprovuar nga dy agjencitë homologe në vitin 2021 në Kukës RSH.
Krerët e dy institucioneve homologe AME dhe AKMC z. Kodra dhe z. Çako të shoqëruar me drejtues brenda agjencive homologe , shprehën pajtueshmëri të pa kontestueshme për hapat që duhet ndjekë drejt harmonizimit të qëndrimeve dhe gatishmërisë reciproke në realizimin e të gjitha objektivave të zotuara në marrëveshjen ndërqeveritare të nënshkruar ne Tetor të vitin 2020.
Punëtorinë një ditore në Prizren me prezencën e tije e nderoi edhe Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Totaj, i cili me një fjalë rasti ju drejtua të pranishmëve duke i përgëzuar për përpjekjet që bëhen nga të dy Agjencitë homologe në interes të zvogëlimit riskut dhe pasojave nga fatkeqësitë, si dhe përpjekjet e veprimeve të koordinuara në gatishmëri dhe reagim.
Përveç pjesës së planifikuar për punëtori, Agjencia e Menaxhimit Emergjent në cilësinë e nikoqirit , të ftuarve nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ju ofroi edhe mundësinë e vizitës në pjesët e rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historike të Prizreni, me ‘q rast edhe pranuam ftesën e Kryetarit të Komunës së Prizrenit për vizitë Kuvendit të Komunës.
Të dy Agjencitë u pajtuan të vazhdohet me ciklet e radhës në bashkëpunim, ku unanimisht u pajtuan për agjendë parimore ndërvepruese në vitin 2022 , me synim të planifikimit dhe realizimit të ushtrimit të përbashkët në tavolinë për koordinim dhe zbatimin e parimeve të dala nga udhëzuesi i Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile i njohur edhe HNS ose MVN , si dhe projekt aplikimeve të përbashkëta me synim ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të zvogëlimit të rrezikut, njashtu edhe ngritjes së gatishmërisë dhe reagimit të koordinuar ne situata emergjente.