Sot Dt.24.01.2022 në ambientet e Ministrisë Administrimit të Pushtetit Lokal të ftuar nga Ministri i MAPL në takim pune morën pjesë përfaqësuesit e Agjencisë Menaxhimit Emergjent.
Mbështetur në zhvillimet e fundit në saje të përgatitjes dhe harmonizimit të legjislacionit për Pushtetin Lokal, Zv. Drejtori i Përgjithshëm i AMEs z. Abdullahu dhe Drejtori i Departamentit të Gatishmërisë në AME z. Sejdiu këmbyen përvojat me Ministrin e MAPL-së z. Krasniqi, e gjitha si rezultat e mangësive të evidentuara përveç tjerash edhe në nivelin Lokal ,parimisht në frymën e zbatimit të ligjit për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera, e gjitha ndërlidhur aktualisht edhe me situatën në menaxhim me Pandeminë COVID-19, por edhe mangësitë e identifikuara në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Takimi i punës ndër dy institucionet do të i kontribuojë drejtë kuptimit reciprok, si në aspektin e rishikimit te legjislacionit aktual, po ashtu edhe në përpjekjet e përbashkëta të dy institucioneve për avancim dhe forcim të ndërveprimit në të gjitha aspektet, për interes dhe në të mirë publike.