Nga dt.08-11 Nëntor 2021 përfaqësuesit e shtetit te Kosovës ishin pjese e punëtorisë rajonale e cila ne fokus kishte trajtimin e sfidave nga rreziku sizmik për vendet e Ballkanit Perëndimorë, ndërsa aktiviteti zhvillohej ne frymën e bashkëpunimit Bullgari-Japoni-Ballkani Perëndimor.
Përfaqësimin nga Kosova udhëhoqi Agjencia e Menaxhimit Emergjent ,ndërsa përbërjen e pjesëmarrjes ne këtë punëtori kryesoi me prezencën e tije drejtori i përgjithshëm i Agjencisë z. Fadil KODRA, prezenca e te cilit ishte e çmuar larte nga nikoqiri Drejtori i Mbrojtjes Civile te Republikës se Bullgarisë z. Georgi Petrov.
Ne tri ditët e debatit dhe prezantimeve nga secili shtet pjesëmarrës, me lehtësim dhe bashkëpjesëmarrje ne organizim te ngjarjes edhe nga qeveria Japoneze përmes JICA ne kuadër te mbështetjes që kjo Agjenci Japoneze i jep zhvillimit rajonal, Kosova prezantoi temën Risku Sizmik dhe Sizmiciteti ne territorin e Republike se Kosovës, nga përfaqësuesi i SHGJK –Sektori Sizmik z. Shemsi MUSTAFA.
Ndere te veçante ne këtë pjesëmarrje ekipi nga Kosova pranoi edhe me ftesën nga Ambasada e Republikës se Kosovës ne Sofje, ku Ambasadori z. Delfin PLLANA me staf dërgoi ftesën për pranim te ekipit ne Ambasade , ku ne atmosfere pune ndau përshtypjet me pjesëmarrës dhe shprehu gatishmërinë e ndihmës dhe përkrahjes ne bashkëpunimet e ardhshme me institucionet dhe shtetin e Bullgarisë.