Prishtinë, 14 Maj 2026
Me ftesë nga Drejtori i Agjencisë z. Shefki Abdullahu, Drejtor i NALT-it Gjeneral Brigade Thomas Schulte-Borghoff , vizitoi Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, ku u prit nga Drejtori i Agjencisë shoqëruar me staf relevant nga Agjencia.
Përveç njoftimit me historikun e Agjencisë, Drejtori Abdullahu njoftoi të pranishmit nga NALT me reformat e filluara dhe zbatimin e planit të zhvillimit për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent. Ndër tjerash, nga homologu Gjeneral Brigade Thomas Schulte-Borghoff, përveç falënderimit të tijë për pritjen dhe njoftimet e përditësuara për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, përsëriti gatishmërinë e NALT të asistoje Agjencinë në planin e ushtrimeve dhe procedurave standarde operative në operacionet e mbrojtjes dhe shpëtimit, sidomos në raport me angazhimin e KFOR-it kur kapaciteti vendorë mbingarkohet. Ndërsa nga përfaqësuesit e NALT-it u ngritën çështjet e rrjedhës së komunikimit në raste emergjente nga niveli qendror për nivelin lokal dhe qytetarin ne emergjence.
Pasi u ngritën çështjet si me lartë, homologet u njoftuan rreth ecurisë se Agjencisë ne bashkëpunimin rajonal dhe mbështetjes nga Bashkimi Evropian Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile (DG ECHO), ndërsa nga NATL u kërkuar brenda mundësive lehtësimi i pjesëmarrjes se Agjencisë në ushtrimet që NATO në baza periodike zbaton me tema të menaxhimit emergjent.
Në përfundimin e takimit, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Menaxhimit Emergjent ne shenje mirënjohjes vizitës nga Gjeneral Brigade Thomas Schulte-Borghoff, i dhuroi plaketen me simbolet e Agjencisë.
