Prishtinë, dt.14.07.2025
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka pranuar donacion një pajisje për reagim në situata emergjente, përfshirë raste si tërmetet dhe aksidentet. Pajisja është siguruar nga kompania kroate EBC/Technology.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për këtë donacion u mbajt në ambientet e MPB-së, me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Njësive të Zjarrfikësve, Policisë së Kosovës.
E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe znj. Ermina Lekaj, këshilltare e posaçme e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë për Ballkanin Perëndimor.
Ky donacion përbën një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve operacionale të AME-së për menaxhimin dhe përballimin e situatave emergjente.