Java e AME/MPB, është përmbyllur me sukses përmes një seminari gjithëpërfshirës, të mbajtur në Qendrën e trajnimeve të Kërkim-Shpëtimit në Zubin Potok.

Krijuar në datën 04/25/2025

Zubin Potok, 25.04.2025

Në këtë aktivitet morën pjesë zyrtarë të lartë të AME-së, ekipet e kërkim-shpëtimit të Agjencisë, pjesëtarë të NJPZSH-ve, pjesëtarë vullnetarë të Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, klubeve të kërkim-shpëtimit, ekspertë dhe pjesëmarrës të tjerë.

Seminari u karakterizua me prezantimin e kapaciteteve të qendrës dhe mundësive që ajo ofron për përgatitjen e reaguesve të parë në raste fatkeqësish natyrore. Gjithashtu, u prezantuan kapacitetet dhe aktivitetet e shoqatave dhe klubeve pjesëmarrëse.

Ngjarja u ndoq nga afër nga Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga stafi i MPB-së, si dhe nga Drejtori Ekzekutiv i AME-së, z. Genc Metaj.

Në fjalën e tij, Ministri Sveçla ritheksoi përkushtimin institucional për fuqizimin e kapaciteteve në fushën e menaxhimit emergjent, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përfshirjes së shoqatave vullnetare. Ai gjithashtu falënderoi të gjitha ekipet pjesëmarrëse për angazhimin e treguar dhe theksoi rolin e rëndësishëm të Qendrës së trajnimeve të kërkim-shpëtimit.