Vushtrri, 07 Mars 2025
Ka përfunduar me sukses trajnimi “Bazat e Menaxhimit Emergjent”, në këtë trajnim morën pjesë gjithsej 21 pjesëmarrës nga institucione të ndryshme, përfshirë:
• 7 zyrtarë nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME),
• 9 pjesëtarë nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK),
• 2 zyrtarë nga Komuna e Prizrenit,
• 2 zyrtarë nga Komuna e Deçanit,
• 1 zyrtar nga Komuna e Skenderajt.
Me rastin e përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit u vizituan nga Drejtori Ekzekutiv i AME/MPB, z. G. Metaj, i cili mbajti një fjalë përshëndetëse. Ai i përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe suksesin e treguar gjatë trajnimit, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes profesionale në menaxhimin e emergjencave dhe sigurinë publike.
Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e emergjencave dhe do të kontribuojë në rritjen e efektivitetit të reagimit në raste emergjente.