Drejtori Ekzekutiv i AME/MPB, z. Genc Metaj, priti në takim lamtumirës Benjamin White
Drejtori Ekzekutiv i AME/MPB, z. Genc Metaj, priti në takim lamtumirës Benjamin White

Drejtori Ekzekutiv i AME/MPB, z. Genc Metaj, priti në takim lamtumirës Benjamin White

Krijuar në datën 01/27/2025
Prishtinë, 27.01.2025

Drejtori Ekzekutiv i AME/MPB, z. Genc Metaj, priti në takim lamtumirës Benjamin White, udhëheqësin e ekipit për çështje civile nga Forcat Amerikane në Kosovë, si dhe pasardhësin e tij, Kyle Hummel.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe vazhdimin e tij në të ardhmen për AME-në dhe nivelin lokal me fokus në planifikimin e ushtrimeve në tavolinë dhe asistencën për vlerësimin e rreziqeve nga FTNT. 

Drejtori Metaj falënderoi z. White për kontributin e tij dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me pasardhësin e tij.