Drejtori Ekzekutiv i AME/MPB-së, z. Genc Metaj, priti në një takim pune drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Xhevat Selami

Drejtori Ekzekutiv i AME/MPB-së, z. Genc Metaj, priti në një takim pune drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Xhevat Selami

Krijuar në datën 01/10/2025

Prishtinë, 10.01.2025

Në frymën e bashkëpunimit dhe koordinimit mes agjencive homologe, drejtori ekzekutiv i AME, z. Genc Metaj, dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Xhevat Selami, zhvilluan një takim të frytshëm pune.

Gjatë takimit, të shoqëruar nga stafet e dy agjencive, u theksua rëndësia e intensifikimit të përpjekjeve për përgatitjen një marrëveshjeje për ndihmë reciproke në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Diskutimet u përqendruan gjithashtu në shtimin e bashkëpunimit përmes aplikimeve të përbashkëta në projekte, shkëmbimin e ekspertëve dhe përvojave midis dy vendeve.

Palët shprehën gatishmërinë për të vijuar me hapa drejt realizimit të këtyre qëllimeve. Takimi përfundoi me një angazhim të përbashkët për zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata dhe një bashkëpunim sa më efikas në të ardhmen.