Prishtinë, 26.12.2024
Drejtori Ekzekutiv i AME/MPB, z. Genc Metaj, priti në takim Kryeshefin e Inspektoratit Policor të Kosovës, z. Kushtrim Hodaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, z. Kastriot Jashari, dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, z. Ilir Kukaj.
Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe bashkëpunimi të ngushtë, duke u fokusuar në çështje kyçe për koordinimin ndërinstitucional dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Ky bashkëpunim i ngushtë pritet të kontribuojë ndjeshëm në rritjen e sigurisë publike dhe efikasitetit të përgjithshëm të agjencive në përmbushjen e misioneve të tyre.