Prishtinë, 26.11.2024
Me ftesë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe udhëheqësit të ekipit të Programit të Punëve të Brendshme të Bashkimit Evropian në Kosovë (Projekti HAPE), Drejtori Ekzekutiv i AME/MPB, z. Genc Metaj, morri pjesë në Takimin e 5-të të Komitetit Drejtues të Projektit HAPE.
Ky takim, i cili është pjesë e përpjekjeve për forcimin e kapaciteteve institucionale në Kosovë, shërben si një platformë për të shqyrtuar progresin e deritanishëm dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm në kuadër të zbatimit të projektit.
Në fjalën e tij të rastit, z. Metaj vlerësoi lart përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Projekti HAPE, duke theksuar ndikimin pozitiv të tij në ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave. Ai shprehu falënderim të veçantë për komitetit drejtues të HAPE për kontributin e tyre në përmirësimin e infrastrukturës, trajnimeve dhe burimeve të nevojshme për menaxhimin efektiv të emergjencave.
Z. Metaj gjithashtu theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë për të siguruar qëndrueshmërinë dhe qëllimet afatgjata të projektit.