Përfaqësimi i Agjencisë Menaxhimit Emergjent në ushtrimin funksional “ Përgatitja Dimërore 2024” në Republikën e Shqipërisë

Krijuar në datën 10/31/2024

Përfaqësimi i Agjencisë Menaxhimit Emergjent në ushtrimin funksional “ Përgatitja Dimërore 2024” në Republikën e Shqipërisë

Prishtinë, 30 Tetor 2024

Me ftesë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile Republika e Shqipërisë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB merr pjesë në Ushtrimin Funksional me emër “ Përgatitja Dimërore 2024” për qarkun e Dibrës dhe qarkun e Kukësit.

Në frymën e zbatimit të marrëveshjes bilaterale Shqipëri Kosovë për ndihmë reciproke në raste të fatkeqësive, si dhe me qëllim të testimit të procedurave dhe planeve në raste kur një shtet kërkon-ofron ose shërben si vend transit bazuar në udhëzuesin e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, dy vendet të përfaqësuara nga institucionet relevante si, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile R. Shqipërisë dhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB e R. Kosovës, intensifikojnë format e bashkëpunimit edhe përmes kësaj forme të bashkëpunimit.

Synimi kryesorë në këtë ngjarje është të rishikohen dhe plotësohen/ndryshohen procedurat e kërkimit dhe ofrimit të ndihmës në rast fatkeqësish, përkatësisht plotësimit me procedure standarde operative e cila lehtëson procesin e ofrimit të ndihmës autoritetit shtetëror, me qëllim përballimin e një situate reale emergjente sipas skenarit në titull të ushtrimit.

Bashkëpunimi ndërkufitar në aspektin e mbrojtjes civile, merr rëndësinë e vet për arsye të njohura, e sidomos kur efektet e ndryshimeve klimatike dhe në ambientin e sigurisë për ditë e më shumë janë të pranishme, deri sa institucionet përgjegjëse kane detyrim të ndihmojnë dhe lehtësojnë procedurat për zvogëlimin e humbjeve dhe vuajtjeve te qytetarëve si pasoje e fatkeqësive nga natyra dhe faktori njeri.

Tani kur AME me vendim të ministrit të MPB-së po zhvillon programin e ushtrimeve dhe vlerësimit të gatishmërisë kombëtare, pjesëmarrja në ngjarje të tilla e ndihmon e ekipin e punës në përsosjen e këtij programi kaq të rëndësishëm për vendin tonë.