Prishtinë, 25 Tetor 2024
Në frymën e forcimit të bashkëpunimit rajonal me partner dhe institucione homologe të Agjencisë Menaxhimit Emergjent MPB, përfaqësuesit menaxhimit emergjentë te nivelit qendrorë dhe lokal të Republikës së Kosovës, nga datë 21-23 Tetor 2024 të ftuar nga Këshilli i Pakicës Shqiptare në Qarkun e Rjekës z. Gani Xharrahi u pritën nga Znj. Ermina Duraj, Kryetare e Bordit Drejtues për Çështjet e Kuvendit të Qarkut të Rjekës, Z. Dario Gaush, Shef i Stafit MC të qarkut Kodrinorë Bregdetare , Shefi i Zjarrfikësve të Qarkut Z. Damir Malenica, sekretar i stafit si dhe udhëheqës nga Mbrojtja Civile e Kroacisë- Njësia Shtetërore Reaguese në qarkun e Rjekës.
Vendi pritës Qarku i Rjekës dhe Njësia Shtetërore Reaguese e Mbrojtjes Civile Kroate në Rjekë për delegacionin e institucioneve të Kosovës në përbërje z. Kastriot Lajqi, Nehat Koçinaj nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe znj. Ramize Sinanaj Shala, Drejtoria e Sigurisë dhe Emergjencave në Komunën e Prizrenit , organizuan pritje të përzemërt dhe prezantim të dinjitetshëm në nivelin e Qarkut, ku delegacionin nga Kosova e shoqëruan përveç përfaqësuesve të pakicës Shqiptare në qarkun e Rjekës, edhe ekselenca e tij Ambasador i Republikës Kosovës në Kroaci, z. Martin Berishaj i shoqëruar edhe nga këshilltarja e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë znj. Ermina Lekaj Përlaskaj.
Vizita dhe takimet e frytshme profesionale me përfaqësues nga dy nivelet qeverisës të mbrojtjes nga zjarri dhe mbrojtjes civile Kroate, të karakterit profesional me objektiv forcimit të bashkëpunimit trelateral të institucioneve të mbrojtjes civile nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, si iniciativë e filluar nga viti paraprak, me qëllim parësorë marrjen e përvojave nga institucionet relevante Kroate drejt përgatitjes për anëtarësimin e Kosovës në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Evropiane, për faktin se Shteti i Kroacisë është vendi i fundit i anëtarësuar në BE dhe institucionet relevante të BE-s.
Ky bashkëpunim me fokus fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe menaxhimin emergjent sipas temave që u bisedua gjatë vizitës, do të intensifikohet në periudhën e ardhshme, përmes formave të ndryshme, këmbimit të ekspertëve si dhe marrëveshjeve për bashkëpunim specifik dhe zhvillim edhe përmes fondeve në dispozicion të Mbrojtjes Civile Evropiane. Komuniteti i pakicës Shqiptare në Rjeke ishte faktor i rëndësishëm në përafrimin dhe zbatimin e takimeve në Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci.
Vizita e punës në Rjeke u përcoll edhe nga një numër i konsiderueshëm i mediave elektronike të nivelit lokal dhe shtetëror në Republikën e Kroacisë.