Në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent po mbahet ushtrim tavoline (TTX) për Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm në rajonin e Ballkanit.

Krijuar në datën 10/22/2024

Me datë 22-23 tetor 2024, në Qendrën Operative të AME-së po mbahet ushtrim tavoline (TTX) për Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm, duke përdorur platformës digjitale Disaster AWARE, mbështetur nga Shërbimi Pyjor i Shteteve të Bashkuara (USFS), Programin Ndërkombëtar dhe Qendrën e Katastrofave të Paqësorit të Universitetit të Hawaiit (PDC).

Ky ushtrim po mbahet online ku pjesëmarrës janë tri shtetet te rajonit Kosovë, Shqipëri dhe Mali i Zi dhe ka për qellim qe përmes kësaj platforme dixhitale fokusohet në një ngjarje ndërkufitare stuhie dimërore e krijuar për të ushtruar aftësitë dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal përmes Qendrave Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMO)

Në hapje të ushtrimit, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, z. Genc Metaj foli për rëndësinë e platformave dixhitale ne menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe përdorimin e tyre ne te ardhmen duke përcjelle njohurit e fituara nga pjesëmarrësit tek stafi i AME-se dhe tek institucionet tjera pjesëmarrëse si IHMK, Qendra e Situatave etj.