Prishtinë, dt. 09.10.2024
Nga datë 30 Shtator deri me 04 Tetor 2024, grupi i punës për sistemin e komunikimit emergjent në Kosovë, i përfaqësuar me institucionet relevante në Republikën e Kosovës, i ftuar nga organizatori i ngjarjes ETSI, ishte pjesë e testimeve dhe avancimeve në sistemin e komunikimit emergjent bazuar në numrin emergjent Evropian 112 në Malaga të Spanjës.
Pjesëmarrës me produktet e krijuara ishin prezente kompani nga e mbarë Evropa, të cilat fuqizojnë dhe korrigjojnë procedurat dhe protokollet në ofrimin e shërbimeve për institucionet e shteteve të Bashkimit Evropian, deri sa udhëzimet e dala nga ngjarja si kjo, standardizohen dhe ju përcillen shteteve anëtare të i vendosin në legjislacionin e tyre, rrjedhimisht edhe obligohen për zbatim në emër të Komisionit Evropian.
Përvojat e pjestarëve të grupit të punë nga Republika e Kosovës prezent në ngjarje me përfaqësim nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit ASHI, Policia e Kosovës PK,me kryesim nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent AME, ishin të qmuara, bazuar në të cilat grupi i punës do të rekomandojë hapat të cilat duhet ndërmarrë drejtë standardizimit të komunikimeve emergjente bazuar në numrin emergjent 112,si dhe procesit të mundshëm për migrim të numrave tjerë emergjent në përdorim në Republikën e Kosovës. E gjitha me qëllim, lehtësimin për qasje qytetarëve në situata emergjente tek shërbimet relevante.
Përfaqësimi me pjesmarrje në ngjarje si kjo ishte për herë të parë në përbërjen e grupit punues, proces i cili do të vazhdojë me pjesmarrje edhe në ngjarje tjera, ku këmbehen përvoja, nga të cilat nxirren rekomandime për përmirësime dhe standardizim në harmoni me kërkesat për integrim dhe anëtarësim të Agjencisë dhe institucioneve relevante vendore në mekanizmat ndërkombëtarë si motra fushëveprimit të institucioneve për menaxhim emergjent, rend dhe siguri publike.