Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) në bashkëpunim me USAID Kosovo Adapt Activity mbajtën sesione edukative/informuese në shkollën fillore " Ahmet Delia" dhe shkollën e mesme profesionale " Anton Qeta" në Skenderaj, në të cilin aktivitet përqendrimi ishte me fokus në edukimin dhe informimin e nxënësve dhe personelit arsimor, deri sa caku i aktivitetit të përbashkët ishte ndërgjegjësimi për rrezikun nga vërshimet dhe përmbytjet.
Motoja e kësaj ngjarje kishte synim ndarjen e njohurive ndërlidhur me ndryshimet klimatike brenda shkollave dhe komuniteteve.
Nxënësit pjesëmarrës treguan interesim, ku përmes diskutimeve demonstruan aktivizëm dhe gatishmëri të shpërndajnë mes tyre njohuri dhe përvoja bazuar edhe në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore.
Kjo nismë luan rol kyç në nxitjen e qëndrueshmërisë ndaj vërshimeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike , duke promovuar shkolla dhe familje më të sigurta dhe më të qëndrueshme përballë fatkeqësive natyrore dhe nga faktori njeri në Kosovë, në këtë rast ndaj vërshimeve.