Prishtinë, 13.09.2024
Në frymën e bashkëpunimit rajonal, iniciuar dhe mbështetur nga Adapt Activity USAID, ekipin e ekspertëve nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB dhe USAID u prit në vizite pune nga Mbrojtja Civile Kroate në Zagreb nga dt.08- deri me 11 Shtator.
Vizita studimore e organizuar nga programi Adapt Activity USAID Kosove, në fokus për tre ditët e vizitës në institucionin e mbrojtjes civile në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Republikën e Kroacisë pati qëllime specifike, të cilat sipas vlerësimit të grupit u arritën në masë të konsiderueshme.
Kënaqësi e veçante për stafin nga Republika e Kosovës ishte pritja e jashtëzakonshme nga nikoqir, me një organizim dhe ofrim të përmbajtjeve kryesore në Sistemin e Mbrojtjes Civile Kroate.
Nikoqirët u kujdesën të përfshinë ne pritje kreun e institucionit z. Damir Trut, deri sa u pritëm edhe nga dy institucione si Kryetari i qytetit të Velika Gorices si dhe institucioni i arsimit të lartë Dekanit të Universitetit në Velika Gorices.
Përvojat e marra, ekipi sigurte do i marrë në konsideratë për integrim me planet e Agjencisë dhe nivelit lokal në Republikën e Kosovës.