Nga informacionet e pranuara përmes sistemit të komunikimit emergjent të Qendrave Operative Emergjente 112, dhe vlerësimit nga dy nivelet e qeverisjes në vend- Lokal dhe Qendrorë-, në periudhën paraprake të muajve Qershor dhe Korrik 2024, përveç rasteve të izoluara në zjarre të hapura fushore dhe malore te menaxhuara nga kapaciteti i Komunave , rrezik në nivel vendi nga kjo situatë nuk është paraqitur. Deri sa në ditët e fundit në brezin kufitar Kosovë- Shqipëri, zona e Komunës së Gjakovës,situata paraqitet si në vijim nga raporti i Komandantit të Njësisë Profesionale për Zjarrëfikje dhe Shpëtim në Komunën e Gjakovës z. Kaqun Lima!
Zjarri i paraqitur disa ditë më herët në zonën kufitare Kosovë – Shqipëri ,rajoni i Komunës Gjakovës “poligoni i stërvitjes së FSK-s” ,është duke u reaguar në bashkëpunim me kapacitetet e KFOR-it, të mbështetur edhe me Zjarrfikësit Komunal dhe të organeve përkatëse, përpjekjet për të shujtuar zjarrin në një sipërfaqe të konsiderueshme malore/kodrinore e cila ka kapluar brezin kufitar, i shpërndarë në një distancë rreth 10 km . Sipërfaqet e goditura nga zjarri janë kryesisht sipërfaqe malore në lartësi mbidetare rreth 800 deri 1100 m , ku pjesa me e madhe e sipërfaqes se goditur nga flaket është e mbuluar me bari (afro 80%) , deri sa pjesa tjetër mal të ri (afër 20%) e sipërfaqes. Konfiguracioni i terrenit në brezin kufitar është me sipërfaqe të mëdha dhe të pjerrëta në të dy anët e kufirit. Kjo e benë të vështirë qasjen dhe reagimin për shuarje në lartësi si dhe terren shkëmbore/ kodrinore, ku në disa pjesë të larta dhe shpejtësisë së rrymave të ajrit të cilat ndihmojnë zgjerimin e zjarrit në drejtime të ndryshme.
Për këtë arsye, ndihma e kapaciteteve të KFOR-it nga ajri,të cilët me përpjekje maksimale në vazhdimësi gjatë javës kaluara kanë vepruar me 1-3 helikopterë , ndërsa nga toka me mbështetje të ekipeve zjarrfikëse të Komunës së Gjakovës dhe koordinim nga Qendra Operative Emergjente 112 Peje -Agjencia e Menaxhimit Emergjent.
Për arsye se terreni i përfshirë nga zjarri shkaku i kufizimeve të pjesërisht për veprime, si pasoje e minimit të asaj zone nga lufta e fundit, si dhe fakti se ato mina të mbetura (kohë pas kohe shpërthejnë -eksplodojnë),edhe si pasoj e zjarrit.
Zjarrfiksit e Gjakovës janë duke u munduar të veprojnë në disa pjesë ku situata e lejon,ku shuarja në shumicën e rasteve behet me vegla manuale. Intervenimi me strajca uji në këtë rast aplikohet pak për shkak të rrethanave vështirësuese, terrenit të thyer ,largësisë së madhe dhe pamundësisë së afrimit afër zjarrit me mjete transporti.
Në ballafaqim dhe koordinim me situatë, janë edhe sot për të gjashtën ditë njësitë e Zjarrefikjes dhe Shpëtimit Gjakovë, deri sa kapaciteti i KFOR-it me mbështetje nga ajri, është ndalë shkaku i servisimeve ne mjetet të transportit nga ajri.
Përfundimisht sipas njoftimit nga vendi i ngjarjes sot 28.07.2024 ora 16:40, nga drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Gjakovës z. Haxhi Sejdiu, situata paraqitet nëne kontrolle në sipërfaqet e zonës “ Baba i Bokës” ,deri sa në lartësi të bjeshkës, ende ka vatra zjarri të cilët nuk rrezikojnë vendbanime. Ne ato zona ku zjarri është ende aktiv, zjarrfikësit janë në reagim për ta ndërpret shtrirjen dhe zhvillimin e zjarrit.