Prishtinë, 2 Qershor 2024
Nga datë 27 Maj deri me 29 Maj, Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB e përfaqësuar nga Zëvendësues Drejtor i përgjithshëm z. Shefki Abdullahu, si dhe institucionet relevante qendrorë IHMK , AKSP dhe Shkolla Andon Zako Çajupi Vushtrri ,në programin IPAFF dhe IPA Multi country study program, të ftuar ishin për të marrë pjesë në aktivitetin përmbyllës të programit IPAFF, dhe hapjen e programit IPA Multi country study program.
Ndër të veçuarat, ngjarja u begatua me ndarjen e çmimeve për pjesëmarrjen e shkollës me Drejtuesin e saj dhe nxënësit të cilët ishin kontribues të çmuar në punimet- vizatimet, nga të cilët punimi fitues në garë u transformua në mural i vendosur në sheshin e qytetit të Vushtrrisë.
Aktiviteti i sapo filluar në programin IPA Multi country study program, do trajtoje për tri vitet e ardhshme procesin e vlerësimit të rrezikut për tre regjionet e përfshira.
Gjithashtu, në projektin Flood NorthAlbania, Agjencia e Menaxhimit Emergjent do të marrë pjesë në ushtrimin e shkallës së gjerë në Shkodër Republika e Shqipërisë.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent vazhdon me ritëm të shtuar në përfaqësimin e vendit dhe ngritjen e kapaciteteve me përkrahje të Bashkimit Evropian.