Prishtinë, 22 Mars 2024
Në selinë e Agjencisë Menaxhimit Emergjent MPB pas ushtrimit të suksesshëm rajonal, modulin kombëtarë për fikjen e zjarreve malore nga toka i cili filloi me dt.19 Mars 2024, sot u pritën nga stafi i Agjencisë Menaxhimit Emergjent MPB i udhëhequr nga Zavendësues drejtor i përgjithshëm z. Shefki Abdullahu.
Përtej urimeve të shprehura ekipit nga drejtuesi i Agjencisë, edhe një herë vendosi në prioritet rëndësinë e ndërtimit dhe zhvillimit të kapaciteteve vendore për reagim në emergjenca, ku moduli për fikjen e zjarreve malore nga toka i mbështetur nga programi IPA FF tregoi rezultate dhe qëndrueshmëri.
Vazhdimi i ngritjes dhe zhvillimit të kapaciteteve edhe në fushat të tjera të reagimit vendor dhe ndërkombëtarë ,Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka vendosur në prioritetet e zhvillimit të Agjencisë, me qëllim të mbrojtjes së jetës, të mirava materiale dhe ambientit, mision primar të cilin Agjencia synon ta përmbushë në plotëni.