Mbahet takimi i parë koordinues Brenda programit IPA CARE në temë Bashkëpunimi Rajonal dhe me Mekanizmin Evropian të Mbrojtes Civile UCPM

Krijuar në datën 10/20/2023

Prishtinë,13.10.2023

Në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent MPB, sot u mbajt takimi fillestar koordinues me përfaqesues të programit IPA CARE, me temë bosht -Bashkëpunimi Rajonal dhe me Mekanizmin Evropian të Mbrotjes Civile,ku ekspert nga Mbrojta Civile Kroate pergjegjes te ketij komponenti kembyem pervojat dhe mesimet e mesuara , si dhe gatishmërinë dypaleshe për këmbim eksperiencash, vizita studimore dhe ngritje cilësore të kapacitetit për organizimin e një ushtrimi në nivel rajonal në perfundim të programit.

Përtej temave të parapara të zbatohen në programin IPA CARE, drejtuesit e AME-s dhe ekspertet nga Mbrojtja Civile Kroate u zotuan për intensifikim të bashkepunimit edhe ne nivel bilateral, ku u theksuan mundësitë e bartjes së përvojava në tranzicionin e Mbrojtjes Civile Kroate drejt integrimeve në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile UCPM .

Në frymën e mirëkuptimit reciprok, të dy palët e takimit shprehën zotimin për vazhdimësi intensive të bashkëpunimit dhe koordinimit drejtë arritjeve të qëndrushme për Agjencin e Menaxhimit Emergjent MPB.