Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB priti në vizitë pune grupin punues ekspert nga Fondin Monetar Ndërkombëtarë për çështje të ndryshimeve klimatike

Krijuar në datën 05/23/2023

Prishtinë, 23.05.2023

Ne frymën e vlerësimit te kapaciteteve dhe të bashkëpunimit në mes të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare , me ftesë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, sot në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent u pritën në takim pune nga Zëvendësues Drejtor i Përgjithshëm z. Shefki ABDULLAHU i shoqëruar me staf, ekipin i ekspertëve të Fondin Monetar Ndërkombëtarë te cilët në fokus trajtuan temën e impaktit të ndryshimeve klimatike në politikat dhe legjislacionin vendor për menaxhim me emergjenca, i kryesuar nga udhëheqëse e ekipit z nj. Jasemin Gyrxhan .

Temat e diskutimit me fokus kishin këmbimin e njohurive dhe përvojave ne menaxhim me fatkeqësi nga vendi pritës Kosova , dhe arritjet ne rajon dhe më gjerë, duke filluar me njohjen për modelin vendor të menaxhimit me fatkeqësi në Kosovë.

Nga drejtuesit e departamenteve përkatëse të AME-s ekipi i eksperteve u njoftua për gjendjen aktuale , si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet institucioni, duke paraqitur edhe vizionin për zhvillimet në të ardhmen e afërt në dy nivelet e administrimit , atë Lokal dhe Qendrorë.

Ekipi vlerësues shprehu gatishmërinë e vazhdimit me vizita edhe në institucionet tjera qendrore, pas të cilave do të dal para institucioneve te vendit me një raport përmbledhës mbi gjendjen e fushës se Menaxhimit Emergjent në Kosovë.