Prishtinë, dt. 27.02.2023
Referuar njoftimit me dt. 26.02.2023 nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) për situatën e pritshme nga të reshurat në pjesë të ndryshme të territorit, Agjencia e Menaxhimit Emergjent MPB kërkon ngritjen e vigjilencës dhe përcjelljen e situatës nga afër, si dhe rritjen e shkallës së gatishmërisë për reagim të kapaciteteve nga Njësit Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH )dhe resurseve tjera për Mbrojtje dhe Shpëtim në nivel Komunal.
Qendra Operative e Agjencisë Menaxhimit Emergjent(QO AME-s)do të plotësojë me njoftime në kohë reale të gjitha zonat ku të reshurat mundë të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe rrëshqitje të dheut përmes sistemit të komunikimit emergjent Qendrat Operative Emergjente 112 (QOE 112 ) në gjithë territorin e vendit.
Për më shume rreth situatës së paralajmëruar ,gjeni të bashkëngjitur njoftimin nga IHMK