Situata: Me datë 19.01. 2021, një pjesë e territorit të Republikës se Kosovës është përfshirë nga shiu i cili shkaktoi vërshime sidomos ne Regjionin e Pejës dhe Mitrovicës. Në këto vërshime u rrezikuan më së shumti Istogu, Klina, Mitrovica, Skenderaj dhe Komunat në Veri të Kosovës si Mitrovica, Zvecani dhe Zubin Potoku.
Veprimet e ndërmarra:
Pas marrjes se Raportit për motin nga IHK-, AME fillimisht ka bërë vlerësimin e situatës dhe ka marre këto veprime:
- Ngritja nivelit të gatishmërisë emergjente të QOE112 për tërë Kosovën, prandaj në kuadër te këtyre qendrave janë angazhuar edhe zyrtarë te tjerë të AME-se dhe në bashkëpunim me drejtoritë komunale kanë pasë për qëllim grumbullimin e informacioneve te shpejta dhe te sakta nga terreni;
- Të gjitha NJPZSH-te kanë ngritur nivelin e gatishmërisë dhe janë përforcuar me ekipe shtese për tu angazhuar ne terren sipas gjendjes aktuale dhe vendngjarjeve me rrezikshmëri më të lartë.
- Grumbullimi i të dhënave është bërë ne mënyrë permanente nga Qendra Operative e AME-se ku janë analizuar dhe janë marr vendime sipas situatës ne terren.
- Ministria e Brendshme ka qene e informuar vazhdimisht me qëllim që të vlerësohet gjendja aktuale, ndermirën masat parandaluese dhe te reagohet ne vendin e ngjarjes ne mënyre efikase dhe efektive.
Apel i AME-së
Të dashur qytetarë:
Përball kësaj situate të krijuar nga të reshurat atmosferike, ju bëjmë thirrje të gjithëve për kujdese dhe vigjilencë të shtuar!
Qendrat Operative Emergjente janë aktive 24/7, andaj ju lutemi që ti kontaktoni ato përmes numrit emergjent 112 (pa pagesë) rreth çdo vështirësie qe mund të përballeni.
Situata aktuale pas vërshimeve:
Mbështetur nga te dhënat e QORE dhe Drejtoritë Komunale për Mbrojtje dhe shpëtim, situata me e renduar nga vërshimet paraqitet ne Regjionin e Pejës dhe Mitrovicës. Nga këto vërshime u rrezikuan me se shumti Komunat: Istogu, Klina, Mitrovica, Skenderaj dhe Komunat ne Veri te Kosovës: Mitrovica, Zvecani dhe Zubin Potoku.
Te vershuara nga reshjet atmosferike por me intensitet me te ulte janë edhe regjionet e tjera, por te cilat janë nen menaxhim dhe monitorim te Plote nga NJPZSH-te dhe QOE 112.
Në vazhdim është raporti sipas Regjioneve:
Regjioni i Prishtinës
Situata në Prishtinë: sipas informacioneve të arritura nga DSHPE-te, NjPZSH-te, situata deri tash është si në vijim:
- Vërshim i rrugës nga reshjet atmosferike në lagjen e Verbovcëve fsh.Barilevë sidomos Lagja Leci;
Reagimi i Njësive:
- Në ora 02:11 nga z. Blerim Gashi Udhëheqsh i ekipit për kërkim shpëtim ne ujera sipërfaqësore nga NJPZSH0 Prishtine, njoftohemi se ekipet qe kanë shkuar në ndihmë për intervenime në Komunat Mitrovicë, Istog dhe Klinë janë kthyer.
Podujevë: sipas informacioneve të arritura nga DSHPE, NjPZSH si dhe qytetarëve, situata deri me tash është si në vijim:
- Është kërkuar ndërprerje e energjisë elektrike sepse është rrezikuar një trafo elektrike nga vërshimet të ura në fshatin Sibovc;
- Nga vërshime në fshatin Sekiraq, sipas ankuesve është bllokuar ura nga mbeturinat dhe rrezikohen shtëpitë e banimit;
- Vërshim i një bodrumi rr. Brigadat nr.34 afër “Malësia-Petrol”;
- Shembje e gurëve në rrugë, rruga për fshatin Reçicë të restaurant “Demë Ahmeti” sipas policisë është bllokuar një shirit rrugor;
Drenas: sipas informacioneve të arritura nga DSHPE ,NjPZSH, si dhe qytetarëve, situate deri me tash është si në vijim: Nuk kemi pranuar asnjë rast për intervenim;
Obiliq: sipas informacioneve të arritura nga DSHPE, NjPZSH si dhe qytetarëve, situata deri me tash është si në vijim. Nuk kemi pranuar as një rast për intervenim;
Lipjan: sipas informacioneve të arritura nga DSHPE, NjPZSH si dhe qytetarëve, situata deri me tash është si në vijim: Nuk kemi pranuar asnjë rast për intervenim;
Shtime: sipas informacioneve të arritura nga DSHPE si dhe NjPZSH dhe qytetarëve, situata deri me tash është si në vijim: Nuk kemi pranuar as një rast për intervenim;
Fushë Kosovë: sipas informacioneve të arritura nga DSHPE, NjPZSH si dhe qytetarëve situata deri me tash është si në vijim: Nuk kemi pranuar as një rast për intervenim;
Graçanicë: sipas informacioneve të arritura nga DSHPE, NjPZSH si dhe qytetarëve ,situata deri me tash është si në vijim: Nuk kemi pranuar as një rast për intervenim;
Regjioni i Pejës
Si pasojë e reshjeve te shiut pas orës 19:00 gjendja është stabile dhe deri ne ora 07:00 nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë për intervenim.
Gjakovë: kontaktuam me NJPZSH, dhe u njoftuam se gjendja pas të reshurave të shiut është stabile, dhe nuk kanë pasur ndonjë kërkesë për intervenim nga ora 19:00 deri ne ora 07:00.
Deçan: Kontaktuam me NJPZSH, dhe u njoftuam se për shkak te të reshurave të shiut, kanë intervenuar ne dy raste terheqje te ujit nga podrumet e shtëpive.
Istog: Kontaktuam me NJPZSH, dhe u njoftuam se nga ora 19:00 deri ne 07:00 kanë pasur 6 raste intervenimi: Është bërë evakuimi i dy familjeve 8 anetarëshe. Ne ndihme NJPZSH – ve Istog ju kanë dalur edhe ekipet e FSK – se, te cilë kanë berë evakuimin e 33 personave ku 2 prej tyre me vonë kanë kërkuar qe ekipet e NJPZSH – së ti kthejnë ne shtëpitë e tyre, po ashtu NPZSH-te kanë bërë pompimin e ujit neper podrume te shtëpive. Te gjithe personat qe kanë pasur nevoj me u evaku kanë qenë nga fshati Drejë dhe janë vendosur disa prej tyre tek familjaret, ndërsa te tjerët i kanë vendosur ne Q.K.M.F – Istog.
Klinë: Kontaktuam me NJPZSH, dhe u njoftuam se pas te reshurave te shiut eshte ngrit niveli i ujërave dhe gjendja eshte me sa vijon: - NJPZSH Klinë kanë bere evakuimin e 40-50 familjeve, nga lagjet: Malushgan, Dukagjini, kanë bere terhjekie e 4 veturave ne fshatin Gjurgjevik, te Guri i Zi, ne afërsi te stacionit policor ne Klinë dhe ne fshatin Shtaric kanë bere terheqjen e dy personave nga vetura ndërsa vetura ka mbetur ne vend ngjarje, dhe po ashtu kanë pasur disa intervenime për tërheqje te ujit nëpër shtëpi. Në ndihmë NJPZSH – Klinë ju kanë dale NJPZSH e Prishtinës me 7 pjestarë, Suhareka me 3 pjestarë, Gjakova me 3 pjestarë dhe Rahoveci me 3 pjesëtarë te cilët kanë intervenuar por nuk janë takuar me NJPZSH – Klinë.
Juniku: Kontaktuam me NJPZSH, dhe u njoftuam se eshte ngitur niveli i ujërave, por nga ora 19:00 deri ne ora 07:00 nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë për intervenim.
Regjionin e Prizrenit: Gjendja nga të reshurat në Regjionin e Prizrenit sipas njësive te NJPZSH-ve të (Drejtorive Komunale për Mbrotje dhe Shpëtim), datës 20.01.2023, ora 08:00
Prizren – NJ.P.Z.SH – Nuk kanë pasur asnjë intervenim; Suharekë – NJ.P.Z.SH – Nuk kanë pasur asnjë intervenim; Malishevë – NJ.P.Z.SH – Nuk kanë pasur asnjë intervenim; Rahovec – NJ.P.Z.SH –Nuk kanë pasur asnjë intervenim; Dragash – NJ.P.Z.SH – Nuk kanë pasur asnjë intervenim; Mamushë – NJ.P.Z.SH – Nuk kanë pasur asnjë intervenim.
Situata ne Regjionin e Prizrenit vazhdon të jetë e qetë, nuk ka patur asnjë intervenim lidhur me vërshimet në terren.
Regjioni Mitrovicës Jug:
Mitrovicë Jug: Gjendja momentale për shkak të reshurave të shumta të shiut është rriutur niveli i lumenjve dhe kemi pasur Vërshime, gjithsejte 09 Raste: Vërshime pati ne Në sheshin Adem Jashari, Në lagjen Fidanisht afër Xhamisë , Në lagjen Bair, rr: Sali Rama, fsh. Broboniq,
Intervenimet: Te palestra Minatori kanë intervenuar forcat e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe NJPZSH-te. Policia e Kosovës dhe KEDS-i;
Rrugët e qytetit janë të kalueshme.
Vushtrri: Gjendja momentale: Nuk pati raste për intervenim;
Skenderaj: Gjendja momentale për shkak të reshurave të shumta të shiut ka pasuar me vërshime: - Vërshime ka pas ne lagjen Salimi, fshati Kuqicë;
Rrugët e qytetit janë të kalueshme.
Në të gjitha këto raste kanë intervenuar Drejtoria Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, NJPZSH-te, PK, dhe KEDS.
Regjioni i Gjilanit:
Gjendja momentale është e qet dhe pa të reshura të shiut, mirëpo NJPZSH janë në stacion të gatshëm për të intervenuar në rast nevoje;
Ferizaj: Gjendja momentale është e qet dhe pa të reshura të shiut, mirëpo NJPZSH janë në stacion të gatshëm për të intervenuar në rast nevoje;
Viti : Gjendja momentale është e qet dhe pa të reshura të shiut , mirëpo NJPZSH janë në stacion të gatshëm për të intervenuar në rast nevoje;
Kamenicë: Gjendja momentale është e qet dhe pa të reshura të shiut , mirëpo NJPZSH janë në stacion të gatshëm për të intervenuar në rast nevoje;
Kaçanik: Gjendja momentale është e qet dhe pa të reshura të shiut, mirëpo NJPZSH janë në stacion dhe të gatshëm për të intervenuar në rast nevoje;
Novobërdë: Gjendja momentale është e qet dhe pa të reshura të shiut, mirëpo NJPZSH janë në stacion dhe të gatshme për të intervenuar në rast nevoje;
Hani i Elezit: Gjendja momentale është e qet dhe pa të reshura të shiut, mirëpo NJPZSH janë në stacion dhe të gatshëm për të intervenuar në rast nevoje .
Regjioni Mitrovica Veri:
Mitrovicë-veri: Në territorin e komunës së Mitrovicës veri niveli i ujit të lumenjve Ibër dhe Sitnica është ende mjaft i lartë.
- Në Mëhallën e Boshnjakeve, 7 shtëpi janë ende të kërcënuara dhe pjesërisht nën ujë, ndërsa uji dalëngadalë po largohet nga ndërtesat e përmbytura;
- Në rrugën Kolasinska rrëshqitja e dheut kryesisht është rregulluar dhe rruga është e kalueshme. Të gjithë punëtorët dhe makineritë në dispozicion nga VJ Mitrovica Veri janë në terren. Gjatë ditës së djeshme janë evakuuar rreth 100 familje;
Zveçan: Në territorin e komunës së Zveçanit niveli i ujit të lumit Ibër është në stagnim, por në disa vende ka dalur nga uji. Sa i përket degëve të lumit Ibër dhe lumenjve më të vegjël, ato janë në rënie të lehtë, por rreth 40 shtëpi janë ende në rrezik. Rrëshqitjet e ndodhura dje janë riparuar dhe qarkullimi po zhvillohet pa probleme. Të gjithë punëtorët dhe makineritë në dispozicion nga VJ Zveçani janë në terren dhe plani është që të nxjerrin ujin nga shtëpitë e përmbytura;
Leposaviq: Në territorin e komunës së Leposaviqit niveli i ujit të lumit Ibër është i ndenjur, por në disa vende ka dalë i tej mbushur, ndërsa më kritike është në fshatrat Kutnje dhe Donji Krnjin, ku rrugët janë të vërshuara dhe komunikacioni. nuk qarkullon në ato rrugë. Sa i përket degëve të lumit Ibër dhe lumenjve më të vegjël, ato janë në rënie të lehtë, por rreth 20 shtëpi janë ende në rrezik. - - Rrëshqitjet e ndodhura ditën e djeshme janë riparuar dhe qarkullimi po zhvillohet pa probleme në ato rrugë. Të gjithë punëtorët dhe makineritë në dispozicion nga VJ Leposaviq janë në terren. Gjatë ditës së djeshme janë evakuuar 4 familje;
Zubin Potok: Në territorin e komunës së Zubin Potokut niveli i ujit të lumit Ibër ka ngecur dhe është në prag të vërshimit. Sa i përket degëve të lumit Ibër dhe lumenjve më të vegjël, ato janë në rënie të lehtë, por rreth 30 shtëpi janë ende në rrezik. Ujësjellësi dhe kanalizimi që ishte në qendër të qytetit po tërhiqet dalëngadalë. Rrëshqitja e dheut në qytetin Varage është riparuar dhe qarkullimi po zhvillohet pa probleme. Të gjithë punëtorët dhe makineritë në dispozicion nga VJ Zubin Potok janë në terren.