Prishtinë, 26.09.2022
Mbështetur në njoftimin paralajmërues nga IHMK_s, (Sektorit të Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike), duke filluar nga pasditja e datës 25 deri më 27 shtator 2022, pritet të ketë reshje të shtuara shiu, si pasojë mundë të përballemi me vërshime të shpejta në zona dhe komuna të cekura në dokumentin e bashkëngjitur paralajmërimit.
Prandaj, për vëmendjen tuaj dhe sipas praktikës së deritanishme, mbështetur në dispozitat e ligjit Nr. 04/L–049 për Zjarrfikje dhe shpëtim , Neni 11 paragrafi 5 si dhe ligjin për Mbrojte nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera Nr. 04 /L–027, Ju rikujtojmë nevojën e ngritjes e nivelit të gatishmërisë, si përgatitjes së kapacitetit reagues :pajisjeve teknike dhe mbajtjes së gatishmërisë reaguese të Njësive tuaja në nivel te duhur, për të mundësuar reagim të shpejtë dhe efikas në rastet e vërshimeve të mundshme, për kërkim shpëtim, dhe sipas nevojës dhe kërkesave tjera të paraqitura” për mbrojtje shpëtim dhe ndihmë komunitetit të rrezikuar.
Udhëzoheni të mbani komunikim të vazhdueshëm për situatën me Qendrat Operative Emergjente -QOE 112, AME, përmes të cilave përcillni kërkesat eventuale për mbështetje qeveritare zonave të goditura.