Pjesa me e rrezikuar ishte fshati Brekoc respektivisht një lagje e banuar kryesisht nga minoriteti Rom, e cila është vërshuar ne tërësi nga rritja e nivelit të lumit Erenik, e cila ka vërshuar tërë lagjen dhe ka rrezikuar banorët e kësaj lagjeje.
Me intervenimin e ekipeve të mbrojtjes dhe shpëtimit nga Komuna e Gjakovës ju është ofruar ndihmë dhe janë evakuuar 9 familje me se paku 80 anëtar, te cilët janë strehuar përkohësisht në një lokacion tjetër të sigurte. Viktima nuk ka pasur pos dëmeve materiale te krijuara nga vërshimi i ujit, procesi i vlerësimit është në vijim, dhe do të përfundojë me përfundimin e emergjencës.
Gjithashtu, janë vërshuar edhe disa lagje të qytetit siç janë lagjja e Qabratit, lokacioni i quajtur Pika e zeze afër hotelit President, fshati Brodosan, Meje, Rugove e Hasit, rruga Ahmet Koronica, pjesa e bllokut të ri te ura e Moglicës dhe disa tjera më intensitet me të vogël.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent me Nivelin Komunal nga vendi i ngjarjes njoftonë se situata për momentin është në kontroll, nga niveli qëndrorë AME është kërkuar mbështetje dhe ndihme në sanimin e situatës , rrjedhimisht edhe janë dërguar dy ekipe të Pompimit me kapacitet të lartë, ndërsa ekipi për kërkim shpëtim me barka në përmbytje është në gatishmëri operacionale për ndihmë zonës se rrezikuar .
Situata vazhdon të përcillet me prezencë dhe koordinim nga vendi i ngjarjes , përmes Qendrave Operative Emergjente 112 Pejë, Gjakovë, dhe resurset e komunave fqinje përmes Agjencisë Menaxhimit Emergjent AME janë vendos ne gjendje gatishmërie për ndihme dhe mbështetje.