Programi IPA FF vazhdon me ritëm te shtuar aktivitetin e bashkëpunimit me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent MPB

Programi IPA FF vazhdon me ritëm te shtuar aktivitetin e bashkëpunimit me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent MPB

Krijuar në datën 07/08/2022

Ne vazhdimësinë e përpjekjeve për te arrite përmbushjen e objektivave te programit IPA FF ( Menaxhimi i Përmbytjeve dhe Zjarreve ne Pyje), u zhvilluan dy aktivitete te rëndësishme.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent në vazhdimësi integron Institucionet Qendrore dhe Lokale në programet e fushës se menaxhimit me Emergjenca, duke aktivizuar kapacitetet përkatëse me qëllim të zhvillimit dhe forcimit të qëndrueshmërisë për ballafaqim me situata emergjente.

Nga ky kontekst, aktivitetet e pasqyruara edhe përmes pamjeve u zhvilluan në lokacione të ndryshme , brenda dhe jashtë vendit.

Aktiviteti i zhvilluar brenda komponentët SPH ( Sistemi i Paralajmërimit te Hershëm) Anglisht EWS, u trajtua përmes organizimit të Ushtrimit në Tavolinë për Post Komandë, i cili ndërlidhi testimin e zbatimit të rregulloreve vendore në fuqi nga ky aspekt, por edhe plotësoi përpjekjen për të krijuar Procedura Standarde Operative PSO për rrjedhën e informimit dhe Paralajmërimit në raste te përmbytjeve. Pilot Komuna e trajtuar në këtë ushtrim ishte e përzgjedhur të jete Vushtrria, ku stafi i drejtuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim bazuar në skenar Përmbytje nga lumi Sitnica, përcolli zbatimin e praktikave dhe procedurave të alarmimit dhe njoftimit për popullatën potencialisht te afektuar.

Institucionet qendrore të ndërlidhura në ngjarje si IHMK ( Instituti Hidrometeorologjik I Kosovës) , ARPL ( Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore) nën udhëheqjen e ngjarjes nga AME ndërvepruan në situate , duke përafruar ngjarjen e simuluar me një të tillë në realitet, nga e cila ngjarje të gjithë pjesëmarrësit plotësuan të gjeturat, dhe testuan rregullat ne fuqi.

Ndërsa aktivitetit i zhvilluar jashtë vendit në Sarajevë të B&H takoi përfaqësuesit e gjitha shteteve përfituese nga programi IPA FF , ku fokus ishte tema në MVN( Mbështetja e Vendit Nikoçir) ose Anglisht HNS ( Host Nation Support) , dhe procedurat e Kalimit Kufitar.

Në punëtori AME si gjithnjë në të kaluarën integroi përfaqësuesit e institucioneve relevante si; Policinë e Kosove, Doganat e Kosovës , dhe përfaqësuesin e QOE 112 Prishtinë, si elemente kryesore në situata kur kërkohet koordinimi i ndihmës ndërkombëtare në raste te Fatkeqësive.

Nga dy punëtoritë e zhvilluara, përshtypje e deklaruar nga bartësit e programit IPA FF , e te cila janë ;Drejtoria Italiane e Mbrojtjes Civile, Fondacioni CIMA dhe shtetet partnere ne konsorcium , shprehen mirënjohje te thelle dhe konsiderate te larte për pjesëmarrësit vendor.