AME MPB përfaqeson Republikën e Kosovës në forumin e 7-t të Mbrojtjes Civile Evropiane
AME MPB përfaqeson Republikën e Kosovës në forumin e 7-t të Mbrojtjes Civile Evropiane

AME MPB përfaqeson Republikën e Kosovës në forumin e 7-t të Mbrojtjes Civile Evropiane

Krijuar në datën 06/29/2022
Nga data 27 deri me datë 29 Qershor 2022, përfaqësuesi i AGJENCISË MENAXHIMIT EMERGJENT MPB me ftesë nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile- MEMC DG ECHO mori pjesë në Forumin e 7-t dhe Seancën e diskutimit, dedikuar procesit të anëtarësimit-UC në MEMC.

Në seanca të ndara, me dt. 27.06.2022 Përfaqësuesit e shtetit si: Shqipëria, Bosnje Hercegovina dhe Kosova , ishin panelist në seancën e dedikuar të gjuhës Ballkanit Perëndimorë para përfaqësuesve të Mekanizmit Mbrojtjes Civile Evropiane.

Ndërsa në ditët vijuese, nga dt.28 dhe 29 Forumi i Mbrojtjes Civile Evropiane zhvilloi një sërë seancash Plenare të lidhura me punëtori duke trajtuar tema nga ndikimet e ndryshimeve klimatike, deri tek procesi i zgjerimit.

Nga ky kontekst, Komisioneri z. Janez Lenarçi nxjerr në pah mërinë e zgjerimit dhe anëtarësimit për vendin e Ballkanit Perëndimorë.

Seancat plenare përfunduan me ndarjen e çmimeve për ekipin dhe individët që dhanë kontributin e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile me rastin e tërmetit në Haiti.