Agjencia e Menaxhimit Emergjent pret në vizitë studimore institucione vendore dhe ndërkombëtare
Agjencia e Menaxhimit Emergjent pret në vizitë studimore institucione vendore dhe ndërkombëtare

Agjencia e Menaxhimit Emergjent pret në vizitë studimore institucione vendore dhe ndërkombëtare

Krijuar në datën 05/25/2022
Prishtinë, dt.25.05.2022

Sot në vizitë studimore në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent ishin përfaqësues të Akademisë së Sigurisë Publike nga shteti partner Estonia , vizita e lehtësuar dhe ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i AKSP.

Nga agjenda e paralajmëruar për vizitë studimore nga përfaqësuesit e Akademisë nga Estonia, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ju përgjigj me korrektësi deri në detaje, duke bërë më të mirën për shpalosje të fushës së përgjegjësisë së AME, dhe diskutuar edhe shumë çështje për të cilat u shpreh interesim në takim. Gjithashtu, nga të pranishmit u vizitua Qendra Operative Emergjente 112 Prishtinë , me ketë rast edhe nga afër u njohën me funksionin dhe shërbimet që ofrohen për qytetarë në raste emergjente.

Ndërsa , nga Fakulteti i Ndërtimtarisë UP , grupi i studentëve në nivelin Master drejtimit Gjeodezi ishin në vizitë studimore brenda programit GEOBIZ të mbështetur nga Komisioni Evropian. Grupin e studenteve dhe studentëve për këtë vizitë studimore udhëhoqi Prof. Murat Meha me zëvendës drejtuesen nga i njëjti program bashkëpunimit rajonal , i cili për synim ka ndërveprimin Akademi – Institucione – Afarizëm, me qëllim të ndërveprimit adekuat ne proceset e ndërtimit dhe zhvillimit të kapaciteteve.

Interesimi ishte i nivelit të lartë, ndërsa mbështetja e dhënë nga institucioni i AME përmes përfaqësuesve te saj u vlerësua të ishte adekuate nga pjesëmarrësit.