AME mbanë  puntorin për Kërkim Shpëtimit në rast aksidenteve ajrore
AME mbanë  puntorin për Kërkim Shpëtimit në rast aksidenteve ajrore

AME mbanë puntorin për Kërkim Shpëtimit në rast aksidenteve ajrore

Krijuar në datën 04/04/2022

Prishtinë, dt.04.04.2022

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ne mbeshtetje nga instrumenti TAIEX i Komisionit Evropian, përmes ekspertit të Kërkim Shpëtimit, z. Simicic nga Kroacia ka organizuar punëtorin “EU TAIEX për KSH në Aviacion Civil”, ku  ne puntori morënpjesë edhe perfaqsues nga MPB, MSH, Policia e Kosovës,FSK, MAPL, AACK, Komisioni i Hetimit të Aksidenteve dhe Incidente Aeronautike  dhe  OJQ vendore.

Kosova, si çdo shtet i BE-së ka për obligim që të reagojë në mënyrën të organizuar dhe koordinuar nëse një aeroplan është aksidentuar në territorin tonë, ku AME është bartëse e procesit dhe koordinatore e reagimit në rast aksidenti ajror dhe do ta koordinoj reagimin, duke e shkruar atë në Planin e reagimit emergjent në Kërkim Shpëtim të aviacionit dhe pastaj duke e testuar atë plan dhe duke e përditësuar natyrisht gjithnjë me të dhënat e reja nga të gjitha institucionet e vendit tonë. . Eksperti per Kërkim Shpëtimit nga Kroacia, z. Simicic prezentoj prevojat e tyre ne menaxhimin e situarave te tilla.

Ne ketë punëtori u theksua se Kërkimi Shpëtimi në aviacion është sfidë për AME-në, duke e ditur qe është një emergjencë që ka specifikat e veta të reagimit dhe kërkon trajnime tjera për personelin ne vijë të parë, siç janë zjarrfikësit, kërkuesit dhe shpëtuesit e jetës në terren të aksidentuar

AME asnjëherë nuk pretendon se ka mundësi që e vetme të menaxhojë një mision kaq kompleks e të madh siç është Kërkim Shpëtimi në aviacion, prandaj AME i falënderoj të gjitha institucionet e pranishme dhe gatishmërinë e tyre për të qene pjesë e planit reagues, në zbatim të Rregullores 01/2018 të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Kërkim Shpëtim në aviacionin civil.