Agjencia e Menaxhimit Emergjent priti ne vizite studimore kadetët e vitit te IV -t te QSU FSK
Agjencia e Menaxhimit Emergjent priti ne vizite studimore kadetët e vitit te IV -t te QSU FSK

Agjencia e Menaxhimit Emergjent priti ne vizite studimore kadetët e vitit te IV -t te QSU FSK

Krijuar në datën 04/01/2022

Sot me dt. 01 Prill 2022 ne vizite studimore Agjencisë Menaxhimit Emergjent MPB ishin kadetët e vitit të IV të studimeve në Qendrën për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë Kosovës.

Kadetëve përveç një prezantimi për të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Agjencia, me një fjalë rasti në emër të Drejtorit të Përgjithshëm , ju drejtua ZV Drejtori i përgjithshëm z. Abdullahu.

Me një interesim të veçantë kadetët përcollën prezantimin, ky interesim edhe më tepër u theksua përmes pyetjeve që ato paraqitën në përfundim të prezantimit.

Stafi i AME-s bëri maksimumin të i përgjigjet secilës pyetje, si përfundim audienca shprehu falënderim të sinqertë. Vizita u realizua me ndihmën dhe prezencën e ndërlidhësve nga ekipi i NALT, Major ROSE dhe Zyrtare për Komunikim Strategjik në ekipin NALT znj. BEAUDINE, te cilët me nje fjale rasti gjithashtu falënderuan pritjen dhe prezantimin.