AME vazhdon me takime pune në Komuna
AME vazhdon me takime pune në Komuna

AME vazhdon me takime pune në Komuna

Krijuar në datën 03/14/2022
Prishtinë, dt. 14.03.2022

Në bazë te objektivave, të planit të punës për vitin 2022 dhe vlerësimit për nevojën e ngritjes së bashkëpunimit te nivelit lokal dhe qendrore në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, Agjencia ka hartuar një agjende për këtë lloje të takimeve, paraprakisht të miratuar nga të dy palët.

Në takim nga stafi i AME-se, kanë marre pjesë: Zv. Drejtori i Përgjithshëm i AME-së, z. Shefki Abdullahu, zv. Udhëheqës i Divizionit të Inspektorit Kryesor z. Kastriot Lajçi, zv. Udhëheqës i Divizionit për PP SZSH z. Nexhat Behrami , të pritur nga Kryetari i Komunës së Podujevës z. Shpëtim Bulliqi, Nënkryetari i Komunës se Kaçanikut z. Sabedin Vishi, Nënkryetaren e Komunës se Gjilanit zj. Leonora Morina - Bunjaku, si dhe Kryetarin e Komunës së Gjakove z. Ardian Gjinin te shoqëruar me stafin përkatës komunal.

Takimi i synuar në përbërje nga stafi i AME-se, kishte për qëllim prezantimin e gjendjes aktuale në fushën e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës në territorin e Komunës në nivel vendi, vlerësimin e mangësive , nevojave dhe obligimeve për ngritjen e kapaciteteve lokalë dhe qendrore për mbrojtje , shpëtim dhe ndihme në rast fatkeqësie, shtrirjen e NJPZSH-ve në zonat e përgjegjësisë, ngritja e nivelit te paralajmërimit, parandalimit dhe gatishmërisë civile, lidhur me FN dhe FT në sistemin e alarmimit publik në Komunat e Kosovës – funksionimi i tyre , si dhe funksionalizimi tek hidrantët e ujit në Komunat e Kosovës.

Pas pasqyrimit të gjendjes nga administrate komunale , për gjendjen aktuale në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit , mangësitë në përmbushjen e obligimeve ligjore dhe procedurave standarde operative, mangësive në regrutimin e stafit të nevojshëm në pajisimin me mjete dhe pajisje të komunës , nevojave permanente në ngritjen e bashkëpunimit dhe bashkërenditjen e veprimeve në menaxhimin e emergjencave.