Me dt. 23 dhe 24 shkurt 2022, përfaqësuesit e Agjencisë Menaxhimit Emergjent MPB takuan Drejtuesit e Komunave- Prizren dhe Pejë, me ketë rast drejtuesit e AME-s u ofruan Kryetarëve të Komunave gatishmërinë e pa rezervë në mbështetje dhe ndihmën me qëllim të përmbushjes së detyrimeve të drejtorive përkatëse në Komuna për mbrojtje dhe shpëtim në raste te rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.
Stafi i AME-s në takime pune i udhëhequr nga Zv. Drejtori i Përgjithshëm z. Abdullahu, i shoqëruar nga Drejtori i Gatishmërisë z. Sejdiu dhe Zv. Udhëheqës i Divizionit te Inspektorit Kryesor z. Lajqi, të pritur nga ZV. Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Gashi me staf dhe , Kryetari i Komunës së Pejës z. Muhaxheri i shoqëruar me staf nga Komuna, këmbyen ne frymën e mirëkuptimit detyrimet dhe mundësitë e mbështetjes nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent.
Përveç tjerash, tema diskutimi të shprehur nga përfaqësuesit e AME-s në takim ishin edhe, Pasqyrimi i gjendjes aktuale në fushën e mbrojtjes nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera në nivel komune dhe atë qendror; Vlerësimi dhe zvogëlimi i rreziqeve në nivel komune si dhe planifikimi dhe ndërmarrja e masave të parandalimit, planeve parandaluese dhe inspektimeve me theks të veçantë në infrastrukturën kritike; Planet Operative Emergjente; Resurset humane, pajisjet, mjetet dhe automjetet; Inspektimet dhe mbikëqyrja; dhe ,Planet e trajnimit dhe ushtrimeve.
Ndërsa nga aspekti i Ngritjes së Gatishmërisë Emergjente, Komunave ju ofrua ndihma dhe përkrahja në:
Mbështetje me ekspertizë për rishikimin e dokumentit Vlerësimi i Rreziqeve; Mbështetje me ekspertizë për Rishikimin e Planit Operativ Emergjent Lokal; Mbështetje me trajnime, kurse dhe certifikime; Mbështetje me ekspertizë për hartimin e Planit të ushtrimeve dhe vlerësimit të gatishmërisë; Mbështetje për planifikimin e të gjitha llojeve të ushtrimeve.