Me kërkesë te autoriteteve te Mbrojtjes Civile nga R. e SHqipërisë, Kosova ofron mbështetjen e menjëhershme

Krijuar në datën 08/10/2021

Hajvali /Prishtinë, 09 Gusht 2021

Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Ministria e Punëve të Brendshme - Agjencia e Menaxhimit Emergjent, mobilizoi kapacitetet e saj Njësitet Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit nga 8 Komuna me gjithsej 33 pjesëtarë dhe me 10 automjete për luftimin e zjarreve malore.

Ekipet e zjarrfikësve udhëhiqen nga zyrtarë profesionistë të cilët me përvojën dhe kapacitetet e tyre janë në shërbim të stabilizimit të gjendjes atje.

Gjendja e rënduar vazhdon të jetë në zonën e Kalimashit dhe MPB-AME me të marrë kërkesën për ndihmë janë angazhuar në kohë rekorde për tu dalë në ndihmë ekipeve të zjarrfikës në vendin e ngjarjes.

Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, ka përcjellë konvoin e zjarrfikësve deri në vendin e ngjarjes ku janë evidentuar mungesat e pajisjeve të cilat aktualisht po mobilizohen në Kosovë dhe do të nisen menjëherë për Shqipëri.