U mbajt takimi I parë I Komitetit te Përbashkët Koordinues ne projektin e mbështetjes teknike te ofruar nga JICA për Institucionet e Kosovës

Krijuar në datën 04/27/2021
Prishtinë, 27.04.2021

Ne vazhdën e zhvillimit te programit te bashkëpunimit ne projektin e zvogëlimit te rrezikut nga zjarret malore NFFIS dhe rrëshqitjet ECO DRR , sot dt.27.04.2021 ne distance u organizua takimi I parë i komitetit te përbashkët drejtues KPD ne përbërje nga përfaqësues te AME, APK , IHMK nga Kosova, dhe Ambasada Japoneze ne Prishtine, JICA Ballkan dhe zyra qendrore e JICA ne TOKIO me grupin e eksperteve te angazhuar për program.

Ne fjale rasti , Drejtori i përgjithshëm i AME-s z. Fadil KODRA, përveç fjalëve inkurajuese për vazhdimësi te mbare ne punën e mëtutjeshme, shprehu mirënjohje dhe respekt për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme te popullit dhe qeverise Japoneze përmes JICA ne ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve te vendit ne disa fusha.

Takimi u përmbyll me konkluzionet te aprovuara nga te dyja palët ,AME me Institucionet përfaqësuese vendore nga njëra anë dhe JICA me ekipin e eksperteve nga ana tjetër , qe te vazhdohet me planin e punës dhe mbledhjen e te dhënave nga terreni për te filluar dizajnimin e platformës për zvogëlimin e rrezikut nga zjarret malore përmes aplikacionit NFFIS dhe ECO DRR.

 https://ame.rks-gov.net/