Mbahet takimi fillestar për programin IPA FF i mbështetur nga Komisioni Evropian DG ECHO
Mbahet takimi fillestar për programin IPA FF i mbështetur nga Komisioni Evropian DG ECHO

Mbahet takimi fillestar për programin IPA FF i mbështetur nga Komisioni Evropian DG ECHO

Krijuar në datën 03/19/2021
Prishtinë, 19.03.2021

Përmes platformës online, është mbajtur punëtoria ndërmjet Konsorciumit te programit IPA FF i udhëhequr nga Mbrojtja Civile Italiane dhe Grupit punues vendor, I cili do te përcaktoj rrugëtimin e përbashkët tre vjeçar 2020-2023, ndërsa për objektiva kryesore ka, ngritjen dhe fuqizimin e kapacitetit vendor ne Parandalimin e Përmbytjeve dhe Menaxhimin e Zjarreve Malore.

Pjesëmarrës nga te dyja palët ,Konsorcium dhe Institucionet e Kosovës do te harmonizojnë objektivat dhe parimet baze për ndërveprim drejt arritjes se suksesit ne program. Përveç pjesëmarrjes nga dyja palët, punëtorisë do te i japin kontribut përfaqësuesit e Drejtorisë se Mekanizmit Evropian te Mbrojtjes Civile dhe Institute te angazhuara për përcjelljen dhe vlerësimin e ecurisë se Programit IPA FF.