Ekipet e AME-së u dalin në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve te Republikës së Kosovës
Ekipet e AME-së u dalin në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve te Republikës së Kosovës

Ekipet e AME-së u dalin në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve te Republikës së Kosovës

Krijuar në datën 01/12/2021

Prishtinë, 12.01.2021

Pas ngritjes se nivelit te gatishmërisë kombëtar, për shkak te gjendjes se shkaktuar nga vërshimet ne AME me te gjitha kapacitete e saja, duke aktivizuar Qendrën Operative të Agjencisë dhe Qendrat Operative Regjionale 112 ne nivelin me te lartë, për te menaxhuar koordinuar, dhe ofruar mbështetje për qytetarët dhe institucionet vendore, nga përmbytjet qe janë shkaktuar nga vërshimet si pasoj e reshjeve atmosferike. 

Ekipet e AME-së për Pompim te Kapacitetit te Lartë dhe ato te Kërkim Shpëtimit në Ujëra Sipërfaqësorë gjate ditës se djeshme datë 11.01.2021 kane intervenuar ne disa lokacioni si: ne Korporatën Energjetike te Kosovës TEC A, ku kanë parandaluar përmbytjet dhe avaritë e mundshme ne Korporatë , intervenimi ne QKUK, ku kanë parandaluar dhe kanë larguar ujërat qe kishin përmbytur ketë institucion, intervenimi për largimin e ujërave ne Trafo stacionin Interkonektiv ne Drenas, evakuimin përmes barkave në fshatin Llapushnik, intervenimi ne Spitalin Gjinekologjik ne Çagllavic, evakuimin e qytetareve ne dy fshatrat Komunës se Fushe Kosovës, si dhe ofrimin e ndihmës përmes Njësive profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në nivel vendi.

Gjatë ditës se sotme datë 12.01.2021 ekipet e AME-së për kërkim shpëtim ne ujërat sipërfaqësorë janë duke bërë evakuimin e qytetarëve ne fshatin Nedakovc te komunës së Vushtrrisë. Ekipi i AME-së ne përbërjen nga gjashta pjesëtar dhe dy barka shpëtimi.

AME gjithashtu ne vazhdimësi është duke koordinuar intervenimet dhe aktivitet me institucionet relevante ne nivel Qendror dhe Lokal deri ne përfundimin operacioneve dhe kthimin ne gjendje normale.