Prishtine, dt. 12.01.2024
Në pranin e Menaxherit të Programit IPA FF z. Alessandro Dessi, Zavendësues Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Menaxhimit Emergjent MPB Z. Shefki Abdullahu i shoqëruar me staf nga AME sot pranoi donacionin në form të mjeteve dhe pajisjeve për Modulin për luftimin e zjarreve pyjore nga toka.
Ky donacion i vlefshëm për ngritjen e kapacitetit vendor në luftimin e zjarreve në pyje, vie si rezultat i vlerësimit të nevojave për ngitjen e kapacitetit shtetëror nga ky kontekst, ndërsa do jete edhe modul në gatishmeri për operacione edhe jashtë vendit, kur një Shtet ose Agjenci homologe bazuar në marrveshje bilaterale kërkon ndihmë .
Zavendësues Drejtor i Përgjithshëm z. Shefki Abdullahu me një fjalë rasti shprehu mirënjohje të thellë para Menaxherit të Programit IPA FF z. Alessandro Dessi, projekt i mbështetur nga Komisioni Evropian DG ECHO.