Zëvendësuesi i Drejtorit te Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave z. Shefki Abdullahu, ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptim, me dy komunat Skenderaj dhe Lipjan, përkatësisht me kryetarin e Komunës së Skenderajt z. Fadil Nura dhe atë te Lipjanit z. Imri Ahmeti.
Marrëveshjet e Mirëkuptim kanë për qellim ‘Ndërtimin e Objekteve për Njësit Profesionale te Zjarrfikësve dhe Shpëtimit,’’ përmes bashkëfinancimit te këtyre projekteve.
Zëvendësuesi i Drejtorit te Përgjithshëm z. Abdullahu i falënderoi te dy kryetarët për bashkëpunimin ne vazhdimësi me qellim te ngritjes se kapaciteteve dhe ofrimin e infrastrukturës se nevojshme për NJPZSH-ve.